Zbardhet letra/ Dorëhiqet nga detyra gjyqtari i Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni

Shqipëria

Zbardhet letra/ Dorëhiqet nga detyra gjyqtari i Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 12:54
Gjin Gjoni

Gjyqtari i Gjykatës se Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni ka dhënë dorëheqjen.

Gjyqtari Gjin Gjoni ka paraqitur letrën, të cilën Top Channel e disponon mes të cilës ka parashtruar edhe kërkesën e tij për heqjen dore nga detyra.

“E vetmja mënyrë që ka mbetur për t’i shërbyer publikut është të dorëhiqem dhe të përballem në mbrojtje të interesit publik duke qenë në ballë të luftës për drejtësi, duke mos lënë padrejtësinë të marrë përpara këdo vetëm nga frika e ‘pushkatimit pa gjyq.

Qëndrimi im ndaj standardeve dhe vetë sistemit të drejtësisë do të jetë nga sot e tutje jo vetëm i njëjti por do të vijoj betejën në të gjitha dimensionet dhe mundësitë për t’i shërbyer vlerave dhe parimeve që i besoj dhe që i shërbeva deri më sot’, shkruan ai.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat