Pipero “kundër” qeverisë: Virusi nuk ka fasha orari, muzika si dielli, shëron

Shqipëria

Pipero “kundër” qeverisë: Virusi nuk ka fasha orari, muzika si dielli, shëron

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 22:33
Pëllumb Pipero

I ftuar në Ora News, mjeku Pëllumb Pipero tha se Covid-19 nuk ka orar dhe lëviz çdo moment me ne.

Sipas tij, muzika ashtu sikur dielli shëron, por problem janë të rinjtë që janë transmetues.

Pipero: Virusi lëviz me ne, sa kohë lëvizim në 7 ditët e javës virusi do të lëvizë me ne. Virusi nuk ka fasha orari. Unë besoj se ndalimi i funksionimeve të klubeve të natës dhe muzikës, nuk është qëllim në vetvete, por ka për objektiv frenimin e qarkullimin e virusin mes të rinjve që frekuentojnë lokalet e natës.

Muzika njëlloj si dielli, si ajri, apo mjedisi i hapur shëron. Problemi është se të rinjtë nuk e kanë kuptuar që janë transmetues të heshtur, pasi nuk sëmurën kur infektohen, por e transmetojnë virusin.

Të gjitha lokalet dhe baret, si ditën ashtu edhe natën, duhet të respektojnë protokollet e sigurisë. Klubi i natës është për argëtim. Nuk mund të kërcejmë 2 metra larg njëri-tjetrit. kjo është e dobishme për të frenuar përhapjen e virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat