Meta i alarmuar nga raporti i OKB për Shqipërinë: Sfida më e madhe, urgjentisht të reflektojmë

Shqipëria

Meta i alarmuar nga raporti i OKB për Shqipërinë: Sfida më e madhe, urgjentisht të reflektojmë

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 21:06
Ilir Meta

Pas statistikave të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku thuhej se nga Shqipëria kanë ikur 1.2 milionë persona përgjatë viteve 1990-2020 ka reaguar presidenti Ilir Meta.

Meta thekson se ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

"Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete. Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani! Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane! Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës! Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë!", shkruan Presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat