Zbulohet arsyeja pse ministri Cakaj shkarkoi konsullin shqiptar në Bari

Shqipëria

Zbulohet arsyeja pse ministri Cakaj shkarkoi konsullin shqiptar në Bari

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 21:27
Ardian Haskaj

Ministri për Europën e Punët e Jashtme, Gent Cakaj shkarkoi konsullin shqiptar në Bari, Ardian Haskaj. 

"Shqip" mëson se ky vendim erdhi pas ankesave të qytetarëve se nuk merrnin shërbime nga kjo zyrë.

Ministri menjëherë njoftoi se kush do ta zëvendësojë, duke emëruar Genta Mburimin.

Shkarkimet në konsullatën në Bari, vijonë pak kohë pas shkarkimeve në Ambasadën e Athinës.

Në fillim të këtij muaji Ministri Cakaj ka shkarkuar nga detyra ambasadoren shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari, konsullin Pervin Gjikuria dhe gjithë stafin.

Shkarkimi i këtyre të fundit iu faturua pikërisht vjedhjes së 100 pasaportave shqiptare vitin e kaluar në Athinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat