Kurban Bajrami në kushte pandemie, nënkryetari i KMSH: Falja nëpër xhami, për besimtarët jeta është e shenjtë

Shqipëria

Kurban Bajrami në kushte pandemie, nënkryetari i KMSH: Falja nëpër xhami, për besimtarët jeta është e shenjtë

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 10:13
Taulant Bica

Të premten besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin. Festimet do të zhvillohen në kushte të pandemisë ku do të detyrohen të zbatojnë një sërë masash.

Taulant Bica, nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë tha për Euronews Albania se simbolika e Kurban Bajramit është bindja dhe sakrifica, e njëjtë me kohën e pandemisë që po jetojmë ku siç tha duhet sakrificë, por edhe bindje jo vetëm ndaj Zotit, por edhe autoriteteve të shtetit që japin këshilla vazhdimisht.

Z. Bica theksoi se duke marrë parasysh situatën e Shqipërisë për shkak të pandemisë së COVID-19, në koordinim me myftinitë e rretheve është marrë vendimi që falja e Kurban Bajramit të mos bëhet në sheshe për të shmangur grumbullimet e mëdha, por nëpër xhami, duke zbatuar të gjitha masat.

“Para dy ditësh u kemi dërguar një qarkore të gjithë myftnive ku kërkohet të ndërgjegjësojmë besimtarët që situata është për t’u shqetësuar, ndaj duhet të tregojmë kujdes, pasi jeta e çdo besimtari është e shenjtë”, tha z. Bica.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman siguroi se ashtu siç ka ndodhur gjithmonë, edhe këtë vit nga ana e komunitetit do të bëhet e pamundur që në këto kushte pandemie t’u vihet në ndihmë familjeve në nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat