"Po bëhemi gati për vjeshtën"/ Manastriliu: Mbyllen të gjitha diskot e klubet e natës

Shqipëria

"Po bëhemi gati për vjeshtën"/ Manastriliu: Mbyllen të gjitha diskot e klubet e natës

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 11:52
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot në Kuvend se gjithçka po bëhet gati për të përballuar situatën në vjeshtë.

Ajo foli edhe mbylljen e lokaleve të natës, duke theksuar se janë burimi kryesor i përhapjes së virusit.

“Ndryshimet dhe shtesat në aktin normativ sa i përket periudhës së pandemisë vijnë pasi duam të vendosim detyrimin për diskot, klubet e natës që kanë pasur detyrim që në krye të herës që të mos hapen. Është vënë re që jo të gjithë e kanë zbatuar urdhrin, duke u kthyer në vatra infeksioni.

Detyrimi tani çon deri në pezullim aktiviteti 1 vjecar kur këto subjekte nuk i binden asnjë ligji. Masat që po marrim, akti normativ, qoftë akti normativ që miratuam të enjten e shkuar për maska të detyrueshme në ambiente të mbyllura vendosen jo për të vënë gjoba, por për të parandaluar përhapjen e Covid 19.

Të rinjtë apo frekuentuesit e këtye vendeve janë etiketuar si vektori i shpërndarjes së infeksionit te moshat e tjera. Vendosja e këtij akti vjen në kohën e duhur për të forcuar zbatimin e masave Covid 19.

Po punojmë me intensitet, po përgatitemi për vjeshtën por nëse do kemi neglizhim të masave duhet të përgatitemi për rritje të infeksionit Covid 19”, deklaroi Manastirliu. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat