Nga Tirana në Mirditë për të bërë tamponin, infektohen me Covid 4 anëtarë të një familjeje

Shqipëria

Nga Tirana në Mirditë për të bërë tamponin, infektohen me Covid 4 anëtarë të një familjeje

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 21:10
ilustrim

5 raste të reja me koronavirus janë shënuar së fundmi në Mirditë. Bëhet me dije se është infektuar drejtori i Drejtorisë së Tensionit të Lartë dhe një familje prej katër anëtarësh.

Familja jetonte në Tiranë, por u kthyen në Mirditë për të bërë tamponin, pasi në kryeqytet nuk kanë mundur të marrin shërbimin. Ata kanë rezultuar pozitivë pas testit.

Kujtojmë se Shqipëria është duke shënuar shifra të friskshme përsa i përket pandemisë së koronavirusit.

Gjithashtu shqetësuese është edhe rritja e numrit të të shtruarve në spitale. Sot humbën jetën 2 gra dhe u shënuan 108 raste të reja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat