Veliu takon drejtuesit e policisë në rajonin verior, lë detyra për kanabisin dhe masat anti-covid

Shqipëria

Veliu takon drejtuesit e policisë në rajonin verior, lë detyra për kanabisin dhe masat anti-covid

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 10:03
Ardi Veliu

Zonat me risk të lartë në kultivimin e kanabisit do të jenë nën monitorim të vazhdueshem nga toka dhe ajri.

Kështu u shpreh nga Lezha drejtori i Përgjithshem i Policisë së Shtetit Ardi Veliu pas një takimi me dyer të mbyllura që zhvilloi me drejtuesit e policisë të rajonit verior.

Sipas tij në fokus të policisë do të jetë dhe zbatimi i masave anti-covid dhe nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjit.

Veliu: Lamë detyra për punën që duhet të bëjë Policia e Shtetit, jo vetem me monitorimin ajror që jemi duke e praktikuar në çdo javë, duke shfytëzuar dronë, njëkohësisht duke rritur edhe bashkëpunimin me kolegët e Guardia di Finanza-s, të cilët janë duke zhvilluar një punë shumë të mirë përsa i përket ndihmës që na japin për identifikimin e pikave të rrezikut.

Njëkohësisht, në këtë takim ne diskutuam dhe për detyrat që Policia e Shtetit do të ndjeki përsa i përket masave anticovid, duke qenë se situata është jo e qetë dhe ne si Polici e Shtetit kemi detyrimin për të monitoruar aktivitetin e të gjithë lokaleve që shërbejnë si vende për grumbullimin e qytetarëve apo vende që frekuentohen nga qytetarët për t’u argëtuar, siç kanë qenë longue baret dhe diskot.

Do të vazhdojë puna çdo ditë që krahas punës ditore për sigurimin e rendit dhe qetësisë, por edhe për fushatën antikanabis, do vazhdojmë dhe për zbatimin e të gjitha detyrave anticovid”

Gjate këtij takimi është analizuar dhe puna e bërë deri më tani në luftën antikanabis, ndërsa është kërkuar angazhim maksimal i strukturave policore për të goditur këtë fenomen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat