Sali Berisha reagon ashpër: Horror, vendi është në duart e krimit, ja çfarë rrezikohet Shqipëria

Shqipëria

Sali Berisha reagon ashpër: Horror, vendi është në duart e krimit, ja çfarë rrezikohet Shqipëria

Nga: N.Sh Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:33
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orëshin e fundit në Shqipëri.

Në shtetin shqiptarë brenda 24 orëve kanë vdekur pesë veta nga therjet me thika, që Berisha këtë e quan horror.

Ai thotë se këto vrasje janë më shumë sesa përleshjet afgane me talebanët.

Ai shton se Shqipëria është në duart e krimit, dhe rrezikohet të hiqen vizat nga BE-ja.

Postimi i plotë:

Horror!

5 Vrasje, therje në 24 orët e fundit.

Më shumë se në Afganistan.

Vendi në kthetrat e zeza të krimit!

Miq, në harkun kohor të 16 orëve të fundit u regjistruan pesë vrasje më shumë se në përleshjet midise trupave të qeverisë afgane me talebanët.

Vendi ndodhet tërësisht në duart e krimit.

Kjo është rezultat:

1-i lidhjeve të ngushta të qeverisë nga narkokreu i saj me organizatat e bandave, drogës dhe krimit. Bazuar në nocionin se krimi që ndihmon pushtetin është i dobishëm.

2-shndërrimit të policisë në narkopolici me misionin e mbushjes së vendit me kanabis elektoral.

3-Mos ndëshkimit nga narkodrejtësia, degë e ekzekutivit të vrasësve, rrëmbyesve, pengmarrësve dhe trafikanteve dhe

4-lirimit me urdhër të kryekreut të meduzes nga burgu njeri pas tjetri të vrasësve serial të dënuar me dënim të përjetshëm.

Vendi është tërësisht në duart e krimit. Narkopolicia është e zënë me mbrojtjen e plantacioneve të hashashit.

Miq, krimi shqiptar është rrezik për mbarë Europen. Shqipëria ecën drejt rikthimit të vizave. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat