Sistemi “41 bis”, Lleshaj: Me anë të teknologjisë krimi mund të kryhet edhe pa i përfshirë duart personalisht

Shqipëria

Sistemi “41 bis”, Lleshaj: Me anë të teknologjisë krimi mund të kryhet edhe pa i përfshirë duart personalisht

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 16:32
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në fjalën e tij për regjimin e posaçëm në burgjet e sigurisë së lartë, i njohur si sistemi “41 bis” tha se përfshirja vjen në kuadër të angazhimit të qeverisë shqiptare për të kaluar në një fazë të re vendimtare në luftën krimit të organizuar.

Lleshaj tha se një masë e tillë synon që të bëjë goditjen e shumë anshme të krimit.

“Krahas goditjes së financave, aseteve kriminale, edhe masat që po merren në kuadër të ligjit të njohur tashmë si “41 bis“, synon pikërisht këtë goditjen e shumanshme të krimit, sepse vetëm përmes një goditjeje të tillë të integruar do të garantohet edhe suksesi i synuar nga qytetarët dhe nga ligjvënësi.

Kuptohet që dënimi penal ekziston si fazë reflektimi për të dënuarit dhe si vendosje drejtësie. Për sa kohë që dënimi penal nuk e kryen këtë qëllim, pra në vend që të jetë një periudhë reflektimi për veprën e kryer, shndërrohet në një periudhë riaktivizimi kriminal dhe operacioni kriminal, atëherë ndërhyrja ishte e domosdoshme. Marrja e masave, pas ligjit tashmë, masave të karakterit operacional për zbatimin e tij është po aq e domosdoshme.”

Lleshaj tha se tashmë me anë të teknologjisë, ekziston mundësia që krimi të përfshihet pas u përfshirë personalisht.

“Sidomos sot në fushën e teknologjisë së zhvilluar, ekziston mundësia që krimi të kryhet edhe pa i përfshirë duart personalisht, por përmes përdorimit të teknologjisë dhe mënyrave të tjera të komunikimit. Ligji shënon pikërisht ndërprerjen e mundësisë për të bërë krim më tej, për ata që kanë bërë dhe janë dënuar për një krim të caktuar dhe për t’u dhënë atyre kohën të reflektojnë dhe të mos të veprojnë dhe të mos kryejnë më krim. Kështu që është me shumë rëndësi kjo paketë masash që ka marrë Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me të gjitha agjencitë që u përmendën nga Ministrja dhe nga Prokurori.”

Leshaj u ka bërë thirrje edhe përfaqësuesve të krimit ta shfrytëzojnë këtë periudhë dënimi dhe jo për të vijuar krimin.

“Lutem që edhe përfaqësuesit e krimit ta shfrytëzojnë atë periudhë që u është caktuar nga ligji si periudhë dënimi dhe jo periudhë për të vijuar krim, sepse ajo do t’u krijojë pasoja shumë më të rënda sesa ato që kanë deri tani. Bashkëpunimi i institucioneve do të vijojë me intensitet të lartë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat