I prekur nga koronavirusi, mjeku i spitalit “Shefqet Ndroqi” shtrohet në Reanimacion

Shqipëria

I prekur nga koronavirusi, mjeku i spitalit “Shefqet Ndroqi” shtrohet në Reanimacion

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 18:17
Alban Hatibi

Rëndohet bilanci i mjekëve të prekur me COVID-19. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mjeku Alban Hatibi është konfirmuar pozitiv 5 ditë më parë, por gjendja e tij është përkeqësuar e për pasojë është shtruar te spitali COVID 2.

Referuar të njëjtave burime, mjeku reanimator është në gjendje jo të rëndë, ku po trajtohet me oksigjen.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 510 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 120 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat