Emiljano Shullazi në regjimin "41-biss", reagon avokati: Klienti im nuk përmbush kriteret

Shqipëria

Emiljano Shullazi në regjimin "41-biss", reagon avokati: Klienti im nuk përmbush kriteret

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 19:39
Emiljano Shullazi në regjimin "41-biss"

Dy ditë më parë, Ministria e Drejtësisë, njoftoi emrat e të burgosurve që do të jenë pjesë e regjimit 41-biss, burgu i sigurisë së lartë.

Mes 7 të përmendurve ishte dhe emri i Emiljano Shullazit, por avokati i këtij të fundit ka reaguar duke kundërshtuar këtë vendim për klientin e tij.

Sipas tij, përzgjedhja e eksponentëve për regjimin 41-biss është bërë në mënyrë selektive.

Regjimi "41 Biss"/ SPAK izolon 8 ‘të fortët’ e botës së krimit, i çon në ‘burgun e egër’

Sipas Vladimir Meçit izolimi i klientit të tij, por dhe personave të tjerë vjen në një kohë që procesi gjyqësor po kryhet në kushte të vështira, ndaj kjo manovër nga autoritetet po përdoret si propagandë për të mbuluar dështimin e luftës ndaj krimit të organizuar.

Reagimi i plotë

Lidhur me Emiljano Shullazin dhe për të tjerët që ka dalë ky urdhër që janë të parët që do i nënshtrohen sistemit 41 bis, këta janë gjetur në mënyrë selektive dhe nuk janë të vetmit apo nuk janë këta tipikët që duhet t’i nënshtrohen këtij regjimi. Ka me dhjetëra të dënuar si pjesëtar të organizatave kriminale dhe çuditërisht zgjidhet Emiljano Shullazi në kushtet që jo vendimi gjykimi në shkallën e parë është kryer në një presion të madh në shkelje të prezumimit të pafajësisë, edhe veprat për të cilat ai është dënuar nuk janë të tilla që të bënin që SPAK apo ministrja e drejtësisë të nxirrte një urdhër të tillë. Urdhri është blanket se nuk ka asnjë të dhënë konkrete për aktivitetin e kundërligjshëm që pretendohet nga ministria, është fshehur pas shkresave që kanë shënimin konfidenciale “sekret shtetëror”. Vetë ministrja e pranon që ka të dhëna dhe informacione që këta subjekte kanë marrëdhënie me organizata kriminale brenda burgut, kjo përbën çudinë më të madhe se vetë SPAK qenka në dijeni të faktit që ekzistojnë organizata të tilla, për të filluar procedim penal për anëtarët e saj. Ditën e hënë do të paraqesim ankimimin, do u drejtohemi dhe përfaqësive diplomatike në Tiranë. Ky është një operacion propagandistik për të mbuluar dështimin e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç dhe ishte rasti i personave që ishin në hetim, por që kishin vdekur, ka pasur rast tjetër që është arrestuar një shurdh-memec në bazë të një përgjimi telefonik.

Çfarë është regjimi 41 biss?

Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kenë komunikime të mundshme me organizatat kriminale.

Kështu, atyre u bllokohet mundësia që të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që janë në burg. Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikte, ku saktësohet maksimumi 1 takim në muaj. Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat