Aktivizohet sërish një vatër zjarri në fshatin Molung të Mirditës - Bota Sot
Aktivizohet sërish një vatër zjarri në fshatin Molung të Mirditës

Shqipëria

Aktivizohet sërish një vatër zjarri në fshatin Molung të Mirditës

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 22:12
Foto

Është aktivizuar sërish vatra zjarrit në fshatin Molung në Grykën e Qafë Thanës, mbi fshatin Katund i Vjetër në Rubik te Mirditës.

Si pasojë e erërave të forta, rreth orës 17:00 të pasdites së sotme, vatra e zjarrit është riaktivizuar dhe ka dalë jashtë kontrollit.

Me forca tokësore dhe mjete rrethanore është e pamundur të ndërhyhet ndaj kërkohet në mënyrë urgjente ndërhyrje nga ajri.

Një reagim erdhi edhe nga ish-deputeti i PD-së, Luan Baci, i cili denoncoi përhapjen e flakëve në pyllin e Semanit, ndërsa ka akuzuar autoritet për papërgjegjshmëri për të shuar zjarrin në atë zonë.

Me një shënim në Facebook, Baci thotë se zjarri po lihet të përparojë, duke bërë dëme kolosale në florë dhe faunë.

Postimi i plotë:
“Pylli i Semanit ne flake, papergjegjshmeri e strukturave te shtetit per tu gjendur ne kohe.
Vazhdojne me ore te tera flaket te perpijne hektare te tere me pyje, deme te pallogaritshme.
Topoja ne rete e dendura te tymit, banoret e zones ishin te paret qe dhane alarmin, por strukturat e rilindjes, me papergjegjshmerine e tyre, po e lene qe zjarri te perparoje dhe te beje deme kolosale, ne flore dhe faune”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat