Mbytet 68-vjeçari në Zvërnec, dyshohet se…

Shqipëria

Mbytet 68-vjeçari në Zvërnec, dyshohet se…

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 11:58
Foto Ilustrim

Një 68-vjeçar ka humbur jetën, pasi është mbytur në bregdetin e Vlorës, në Zvërnec.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 10:30, në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”, 68-vjeçari me iniciale S.Dh., banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë.

68-vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat