Drejtuesja e Pneumologjisë flet për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur

Shqipëria

Drejtuesja e Pneumologjisë flet për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 12:01
Silvana Bala

Një tjetër humbje u shënua sot nga radhët e mjekëve si pasojë e koronavirusit. Mjeku pneumonolog Anibal Byberi humbi sot betejën me COVID-19.

Drejtuesja e Shërbimit të Pneumologjisë, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, Silvana Bala bëri të ditur se mjeku ka shkuar mbrëmë në spital në parametrat e fundit, pasi kishte qëndruar 10 ditë në shtëpi.

Më tej ajo shtoi se fatkeqësisht kishte një obezitet shumë të madh, dhe kjo ka bërë që të mos e përballojë dot situatën.

“Anibali  ka qenë një nga shokët e mi të afërt ka kryer specializimin para 4 viteve në spitalin tonë.

Ka ardhur dje pasdite vonë. Unë sot në mëngjes kam marrë vesh për humbjen e jetës së Anibalit. Kam një keqardhje dhe i përcjell familjes ngushëllimet e mia. Ai ka qëndruar në shtëpi për 10 ditë me simptoma të Covid. Anibali fatkeqësisht kishte një obezitet shumë të madh dhe normalisht pacientët që shoqërohen dhe me sëmundjen të tjera nuk e përballojnë. Më vjen keq nuk mund të flas më tej për Anibalin.

Obeziteti është në disfavor për këta pacientë. Ai punonte mjek në familje. Ka ardhur me paramentra të rënduara”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat