Diplomimi i oficerëve të rinj, Xhaçka: Maturantët të të aplikojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura

Shqipëria

Diplomimi i oficerëve të rinj, Xhaçka: Maturantët të të aplikojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 12:51
Ilustrim

Në kuadër të përfundimit të kursit 1-vjeçar për oficerë të rinj të 30 djemve dhe vajza, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u ka bërë thirrje maturantëve që të aplikojnë.

Xhaçka u shpreh se Forcat e Armatosura ofrojnë 60 kuota studimi për programin bachelor në Shkenca Ushtarake për ciklin akademik 2020-2023.

Po ashtu, ministrja përmendi përfitimet dhe kushtet për ata që aplikojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura.

“Ndërkohë që 30 vajza dhe djem përfunduan kursin 1-vjeçar të oficerit të ri në Forcat e Armatosura, unë u bëj thirrje të gjithë maturantëve të shfrytëzojnë ditën e fundit të aplikimeve në universitete për të zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura. AFA ofron 60 kuota studimi për programin bachelor në Shkenca Ushtarake për ciklin akademik 2020-2023. Atë që ofron Akademia e FA për maturantët s’e ofron askush tjetër:

Akomodim dhe ushqim falas për të gjithë periudhën e studimit

Tarifë studimi 0 lekë në vit

Pagesë mujore ndihmëse për të gjithë periudhën e studimit

Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat