Vrasja e Lamçes, dhëndri i Qazim Sejdinit dhe shoku i tij lihen në burg

Shqipëria

Vrasja e Lamçes, dhëndri i Qazim Sejdinit dhe shoku i tij lihen në burg

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 13:21
Dhëndri i Qazim Sejdinit dhe shoku i tij lihen në burg

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë ditën e sotme për dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari dhe shokun e tij Ardiano Hajdari, të ndaluar për vrasjen e 40-vjeçarit Florian Lamçe.

“Arrest me burg” është vendosur ndaj dy të dyshuarve, të cilët do të qëndrojnë pas hekurave, në pritje të hetimeve ndaj tyre.

Krimi i rëndë ndodhi pas një sherri të momentit në një lokal në Elbasan, teksa viktima dhe të dyshuarit, miq me njeri tjetrin, kishin pirë gjithë natën.

Krimi i rëndë u shënua teksa ende nuk kishte zbardhur e premtja, në një lokal në qendër të Elbasanit.

Sanxhaktari ka thënë në polici gjatë marrjes në pyetje, se viktimën Florian Lamçen, 40 vjeç, e kishte shok.

Ai ka treguar se në darkë u ulën bashkë me shokun tjetër Adriano Hajdarin tek një lokal në qendër të qytetit dhe aty kanë pirë pije të ndryshme.

“Nuk e mbaj mend se si nisi konflikti, nuk më kujtohet se pse më qëlloi dhe pse e qëllova. Jam në gjendje shoku. Florin e kam mik”, mësohet të jetë shprehur Sanxhaktari.

Ndërkohë pak orë para se të vritej 40-vjeçari Florian Lamçe kishte publikuar fotografi në rrjetet sociale me të përfshirin në ngjarje, Sokol Sanxhaktarin, i cili shihet me dorën në qafë me viktimën, ndërsa në një fotografi tjetër ky i fundit e puth në ballë.

Policia ka zbuluar se pas shoqërimit Sanxhaktari, ka rezultuar i dehur në masën 0.7 gl.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat