Tenderi i uniformave të policisë, grupi parlamentar demokrat kallëzon Lleshaj në SPAK - Bota Sot
Tenderi i uniformave të policisë, grupi parlamentar demokrat kallëzon Lleshaj në SPAK

Shqipëria

Tenderi i uniformave të policisë, grupi parlamentar demokrat kallëzon Lleshaj në SPAK

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 13:25
Sandër Lleshaj

Grupi parlamentar demokrat, i drejtuar nga Myslym Murrizi, kallëzoi ditën e sotme në prokurorinë e posaçme SPAK, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Kallëzimi u dorëzua paraditen e sotme nga deputeti Murrizi, bashkë me kolegët e tij Halit Valteri dhe Halil Jakimi.

Murrizi e akuzon Lleshaj për “Korrupsion Aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “Korrupsion Aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”; “Shpërdorim detyre”; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”; “Korrupsion Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “Korrupsion Pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”.

Deputeti pretendon se tenderi i uniformave i është dhënë një kompanie, e cila është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit për pastrim dherash dhe shkëmbime tregtare nuk lidhje aspak me objektin e tenderit.

Gjithçka pasi sipas tij, në datë 14 korrik ministria e Brendshme ka bërë një tender 23 milion euro për uniformat, tender i nisur para një viti dhe se kompania e përzgjedhur, është e preferuara e qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat