Kallëzim penal në SPAK për ministrin Sandër Lleshaj

Shqipëria

Kallëzim penal në SPAK për ministrin Sandër Lleshaj

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 13:51
Kallëzim penal në SPAK për ministrin Sandër Lleshaj

Grupi parlamentar “Demokrat” ka kallëzuar në SPAK ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Sipas tyre Lleshaj ka kryer një sërë veprash penale, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës.

Ndër të tjera: Korrupsion Aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuar nga neni 244;

“Korrupsion Aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 245;

“Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248;

“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258;

“Korrupsion Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuar nga neni 259;

“Korrupsion Pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260.

Sipas deputetit Myslim Murrizi tenderi i Uniformave i është dhënë një kompanie, e cila është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit për pastrim dherash dhe shkëmbime tregtare, por që nuk lidhje aspak me objektin e tenderit.

“Në datë 14 korrik ministria e Brendshme ka bërë një tender 23 milionë euro për uniformat, tender i nisur para një viti, i ngecur në ingranazhet e korrupsionit. Në garë ishin tre kompani. Kompania turke ofroi 4.2 mln euro më pak dhe shpallët fituese kompaninë DE e cila ka në objektin e saj sipas regjistrimit në QKB, gërmime dheu dhe shkëmbime tregtare.

Kjo kompani çuditërisht është e preferuara e të gjitha qeverive”, u shpreh Murrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat