I riu shqiptar shkonte me 22-vjeçaren në një lëndinë, banori i zonës në Itali i përgjon dhe ...

Shqipëria

I riu shqiptar shkonte me 22-vjeçaren në një lëndinë, banori i zonës në Itali i përgjon dhe ...

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 21:10
Ka qenë një banor i zonës së Fano-s i cili e ka parë me dyshime ardhjen e shpeshtë me makinë të shqiptarit me partneren e tij 22-vjeçare.

Një 25-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi u kap me drogë. 

Ka qenë një banor i zonës së Fano-s i cili e ka parë me dyshime ardhjen e shpeshtë me makinë të shqiptarit me partneren e tij 22-vjeçare.

Gjatë kontrollit të makinës, policia nuk gjeti asgjë që mund të vinte në akuzë të rinj. Më pas, u zhvillua një kontroll me një qen antidrogë nëpër fushë.

Pas një hulumtimi të plotë, të fshehur mirë midis bimësisë dhe tokës, u gjet një qese plastike ku ndodheshin 300 gram kokainë e pastër një peshore elektronike dhe qese të vogla për paketimin e drogës.

Por nuk përfundoi me kaq se pas pak orësh në të njëjtin vend erdhën dhe pronarët e drogës.

Ndërsa vajza mbeti në vëzhgim, shoqëruesi arriti shpejt dhe pa hezituar në pikën ku kishte vendosur lëndën narkotike duke marrë sasinë që i duhej. U kthye menjëherë tek partnerja dhe më pas vazhduan rrugëtimin me makinë.

Kaq i duhej policisë për të ndërhyrë dhe për t'i arrestuar të përfshirët në ngjarje. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat