Vetëhelmohet me pesticide nëna e dy fëmijëve, dhunohej nga i shoqi

Shqipëria

Vetëhelmohet me pesticide nëna e dy fëmijëve, dhunohej nga i shoqi

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 07:06
Foto ilustrim

Një 34-vjeçare nga Poliçani është vetëhelmuar me pesticide, pasi dhunohej nga bahkëshorti i saj.

Nëna e dy fëmijëve, me inicialet F.I, është dërguar me urgjencë në Tiranë, në gjendje kritike.

Dhuna e vazhdueshme e bashkëshortit duket se ka stimuluar gruan drejt aktit ekstrem.

Madje raportohet se dhuna është ushtruar edhe në prani të fëmijëve.

Gruaja është gjetur e shtrirë pa ndjenja në dyshemenë e dhomës së gjumit nga fëmijët, që kanë njoftuar për ndihmë komshinjtë dhe më pas policinë.

Pasi mori ndihmën e parë në Spitalin e Beratit, është nisur në Tiranë për trajtim më të specializuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat