Pyjet në flakë në Veri dhe Jug/ 140 hektarë pyje me pisha janë djegur në Seman

Shqipëria

Pyjet në flakë në Veri dhe Jug/ 140 hektarë pyje me pisha janë djegur në Seman

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Rreth 140 ha pyll janë djegur gjatë tre ditëve ne pyllin e Semanit. Si pasojë e flakëve janë djegur shkurre, fidanë te rinj pishe dhe se fundi zjarri po shkrumbon sipërfaqe me pisha dhjetëra vjeçare.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar katër mjete zjarrfikëse, 2 te Fierit, 1 e Patosit dhe 1 e Albpetrolit, si dhe 25 trupa te ushtrisë, pjesë e batalionit te forcave tokësore Poshnje-Berat. Në pyllin e Semanit janë disa vatra zjarri çka e vështirëson se tepërmi punën e punonjësve zjarrfikës dhe forcave te ushtrisë. Vështirësia për shuarjen e zjarrit shtohet edhe me shumë pasi flakët ndihmohen edhe nga era e fortë e këtyre dy ditëve.

Drejtori i mbrojtjes civile thotë se zjarri mund te jetë i qëllimshëm, ndërsa i bën apel banorëve te zonës te mos ndezin zjarre ne parcelat e tyre.

Për fat te mirë zjarri nuk ka shkaktuar dëme te tjera veç pyllit me pisha. Flakët mbërritën shumë pranë një stani qe ndodhet ne brendësi te pyllit, por u ndërprenë menjëherë nga ndërhyrja ne kohë e zjarrfikësve. Gjatë stinës se verës zjarret nuk i kursejnë pyjet e zonave bregdetare Seman dhe Darezeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat