Shpërthimi në Bejrut, vijnë reagimet e para nga Shqipëria: Shkatërrim që lë pa frymë

Shqipëria

Shpërthimi në Bejrut, vijnë reagimet e para nga Shqipëria: Shkatërrim që lë pa frymë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 22:38
Reagimet e para nga Shqipëria vijnë nga kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.

Shpërthimi i fuqishëm me pasoja katastrofike në Bejrut nuk ka lënë pa reaguar një pjesë të madhe të vendeve të botës. 

Reagimet e para nga Shqipëria vijnë nga kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.

"Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit," shkruan Rama në Tëitter.

"Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut!
Solidarizim me popullin e Libanit," është statusi i Presidentit Meta në Facebook.

"Tejmase i shokuar me shpërthimin në Bejrut. Shprehim ngushëllimet për familjarët e viktimave," shkruan Gent Cakaj.

Deri tani, sipas statistikave zyrtare të Libanit, 50 persona kanë humbur jetën e numërohen mbi 3000 të plagosur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat