“Çfarë lëndimi e trishtimi!”, reagojnë Meta dhe Rama pas shpërthimit tragjik në Liban

Shqipëria

“Çfarë lëndimi e trishtimi!”, reagojnë Meta dhe Rama pas shpërthimit tragjik në Liban

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 06:54
Shpërthimi tragjik që ndodhi në Liban.

Kanë reaguar menjëherë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, si dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me shpërthimin tragjik që ndodhi në Liban.

Nga shpërthimi raportohen deri tani veç dëmeve matariale gati katastrofike, edhe dhjetëra të vdekur si dhe mijëra të plagosur.

Dy zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar janë solidarizuar me popullin libanez, në këto momente të vështira.

"Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit", tha në mesazhin e tij Presidenti Meta.

Kryeministri Rama në Twitter shkroi:

"Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë! Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat