Shiu bën mrekulli në Fier, pas disa ditësh “betejë” shuhen flakën në Pyllin e Semanit

Shqipëria

Shiu bën mrekulli në Fier, pas disa ditësh “betejë” shuhen flakën në Pyllin e Semanit

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 09:35
Foto Ilustrim

Pas rreth një jave në luftë me flakët, më në fund në Fier ka qetësi.

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që prej orëve të mesnatës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit që kishte përfshirë pyllin e Semanit.

Flakët kishin përparuar prej disa ditësh duke bërë që të shkrumbohen dhjetëra pemë dhe pisha duke u kthyer në rrezik edhe për zonën e banuar.

Në një deklaratë për mediat, kreu i emergjencave civile Haki Çako u shpreh se pjesa më e madhe e zjarreve që përfshinë vendin përgjatë ditëve të fundit ishin të qëllimshëm.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat