Konflikti për pronën, mori peng një person në zonën e plazhit! Arrestohet 29-vjeçari

Shqipëria

Konflikti për pronën, mori peng një person në zonën e plazhit! Arrestohet 29-vjeçari

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 10:23
Foto

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka mbajtur peng për rreth një orë një person në makinë.

Ndaj tij rëndona akuza për veprën penale ” Heqje e paligjshme e lirisë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Heqje e paligjshme e lirisë”.

Ky shtetas, në lagjen nr.13, për motive pronësie, ka mbajtur rreth 1 (një) orë, në mjet,  pa dëshirën e tij shtetasin D.Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat