Pronat e Shkëlzenit në Gërdec/ Bleu me 1.8 milion euro, kompaninë me 5.4 milionë euro borxhe - Bota Sot
Pronat e Shkëlzenit në Gërdec/ Bleu me 1.8 milion euro, kompaninë me 5.4 milionë euro borxhe

Shqipëria

Pronat e Shkëlzenit në Gërdec/ Bleu me 1.8 milion euro, kompaninë me 5.4 milionë euro borxhe

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Shkëlzen Berisha, djali ish kryeministrit Sali Berisha rezulton se në dhjetor të vitit 2018 ka firmosur një kontratë blerje prej 1.8 milionë euro për disa prona, truall, tokë dhe ndërtesa në Marqinet një zonë mes Vorës dhe Gërdecit. Ndërkohë këto prona janë të rënduar me barrë hipotekore ndaj bankave me një vlerë prej 5,4 milionë euro.

Kontrata e siguruar nga Top Channel është një marrëveshje ligjore e firmosur nga Shkëlzen Berisha si aksioner i vetëm i shoqërisë Logal shpk.

Ajo është realizuar me 19 dhjetor të vitit 2018 dhe synon kalimin e e tokave dhe ndërtesave në zonën e Marqinetit pranë gërdecit dhe Vorës të cilat ishin në pronësi të dy kompanive dhe një personi. Këta të fundit për këto prona kanë marrë disa kredi disa milionë euro dhe në fund barra mbi to ka shkuar në 5.4 milionë euro.

Për këtë arsye pronat janë të bllokuara për një bankë të njohur në Shqipëri.

Ndërkohë që blerësi i ri, djali i ish kryeministrit Berisha angazhohej që të paguante 1.8 milionë euro brenda dy muajve nga nënshkrimi i kontratës.

“ Palët bien dakort që menjëherë sapo çmimi i shitblerjes 1.8 mln euro do të depozitohet në total në llogarinë bankare one stop shop të noterit dhe vetëm pas kalimit të pronësisë të palës blerëse, noteri autorizohet nga palët që në mënyrë të menjëhershme të transmetojë këtë shumë në llogarinë e bankës e cila ka për qëllim likujdimin e kësteve të kredisë”.

Shkëlzen Berisha për këtë blerje pronash e ka bërë nëpërmjet kompanisë logal shpk.

Dokumentat për këtë kompani janë publike dhe në kopjen e web të saj thuhet se është krijuar në dhjetor të vitit 2015 dhe zotërohen 100 përqind nga djali i ish kryeministrit. Prona për të cilën është nënshkruar kjo kontratë shitblerje përbëhet nga mbi 6 mijë metra katrorë tokë arë, në fshatin pranë Gërdecit, rreth 14 mijë metra katrore truall si dhe dy ndërtesa me sipërfaqe 2400 metra dhe 180 metra katrore. Aktualisht ajo është një fabrikë për përpunimin ambalazhimin dhe magazinimin e boronicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat