"Më vranë"/ Zbulohet telefonata e autorit me familjen para se të vriste shoferin

Shqipëria

"Më vranë"/ Zbulohet telefonata e autorit me familjen para se të vriste shoferin

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 19:20
Autori i identifikuar ende është në kërkim nga Policia e Gjirokastrës e ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e tij.

Detaje të tjera kanë dalë në dritë pas vrasjes me sende të forta të shoferit Gëzim Saraçi brenda kamionçinës së tij.

Autori i identifikuar ende është në kërkim nga Policia e Gjirokastrës e ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e tij.

Sipas burimeve policore, autori dyshohet të jetë nga Derviciani i Dropullit.

Mësohet se menjëherë pas sherrit me shoferin që mbeti i vrarë, ky i fundit ka marrë në telefon familjarët e tij duke thënë: “Më kanë qëlluar, më kanë vrarë”.

Kanë qenë familjarët e tij që kanë shkuar të parët në vendngjarje dhe kanë gjetur viktimën Gëzim Saraçi, por jo familjarin e tyre.

Policia dyshon se ai mund të jetë plagosur pas ngjarjes dhe është larguar në drejtim të paditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat