Ndarja e Shqipërisë në 4 rajone/ PD dhe LSI akuzojnë Ramën: Merr në dorë të gjitha fondet e BE

Shqipëria

Ndarja e Shqipërisë në 4 rajone/ PD dhe LSI akuzojnë Ramën: Merr në dorë të gjitha fondet e BE

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 20:43
Edi Rama

Sesioni parlamentar u mbyll me miratimin e një sërë projektligjeve te cilat nuk morën vëmendjen e duhur për shkak te ndryshimeve kushtetuese.

Mes tyre ligji për zhvillimin rajonal dhe kohezionin, i cili e ndan Shqipërinë ne katër rajone zhvillimi, kufijtë e te cilave përcaktohen me vendim qeverie.

Për Partinë Demokratike, ligji i miratuar pa zhurmë, dobëson pushtetin lokal dhe rrit fuqinë e qeverisë qendrore, pasi merr ne dorën e saj te gjitha fondet e Bashkimit Europian.

Dhurata Cupi: Qytetarët e 57 bashkive të vendit duhet të shkojnë deri në 1 nga 4 bashkitë qendër qendër rajoni, për të marrë një shërbim të caktuar. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimin mes pushtetit local dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë qeveria centralizon pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik.

Te njëjtat argumenta përdori edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Petrit Vasili: Edi Rama me të tijtë vendos që të ndajë Shqipërinë në 4 vilajete, apo 4 çifligje, të cilat qeverisen nga një dorë vetëm nga qeveria. Pra ndan Shqipërinë në 4 vilajete apo 4 çifligje. Me fjalë të thjeshta? Do të thotë pushtim nga qeveria i pushtetit lokal. Sepse këto rajone i mbivendosen dhe i rrëmbejnë kompetencat qarqeve të cilët janë të përcaktuar qartësisht në kushtetutën e Shqipërisë e ku ndodhen atje edhe sot e kësaj dite.

Ne projekligj, thuhet se rajonet e zhvillimit nuk janë njësi administrative ne kuptim e legjislacionit ne fuqi për vetëqeverisjen vendore, ndërsa qëllimi është zhvillimi i qëndrueshem social dhe ekonomik si dhe reduktimi i pabarazive ndërmjet rajoneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat