Elbasan/ Aksidentoi këmbësorin për vdekje, në kërkim 20-vjeçari

Shqipëria

Elbasan/ Aksidentoi këmbësorin për vdekje, në kërkim 20-vjeçari

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Policia e Elbasanit është vënë në kërkim të një 20-vjeçari pasi aksidentoi për vdekje një këmbësor.

“Sh.B., 20 vjeç, banues në Elbasan, mbrëmjen e djeshme te sheshi “Gensher”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, të marrë me qera ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj., 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat