Del nga spitali Blerta Josifi, “e mbijetuara” e vetëflijimit në emër ringjalljes

Shqipëria

Del nga spitali Blerta Josifi, “e mbijetuara” e vetëflijimit në emër ringjalljes

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:20
Familja Josifi

Blerta Josifi ka dalë dje (5 korrik)) nga spitali në gjendje të përmirësuar shëndetësore.

Blerta Josifi shtrua në spitalin psikiatrik pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik në kryeqytet, ku nënë e bijë u gjetën të vetëflijuara pasi besonin se do të ringjalleshin.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 korrik, ku Zhaneta Josifi 56-vjeçe dhe e bija Anisa Josifi 30-vjeçe, u gjetën pa jetë në banesën e tyre në zonën e Kombinatit, pasi ishin vetëflijuar.

Trupi i vajzës 30-vjeçare Anisa Josifi u gjet nga ekspertët e policisë në dhomën e saj të gjumit, e mbuluar me batanije dhe sipas ekspertizës kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë.

Ndërsa, Blerta Josifi, e cila i mbijetoi vetëflijimit u dërgua në urgjencë ku ju dha ndihma mjekësore.

Para hetuesve ajo mes lotësh është shprehur se ka humbur familjen, ndërsa ata nuk i dinin sakrificat që kanë bërë për tu ringjallur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat