Vdes pacienti nga Covid-19, i vëllai: E futa shëndoshë, e nxorën të vdekur, s’i kanë bërë testin

Shqipëria

Vdes pacienti nga Covid-19, i vëllai: E futa shëndoshë, e nxorën të vdekur, s’i kanë bërë testin

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 17:34
Vëllai i viktimës

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetë pacienti mesditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Lajmin e ka konfirmuar vetë vëllai i pacientit, i cili më një prononcim për “News24”, i cili tregon se prej dy javësh vëllanë e kishte sjellë në gjendje të mirë, por nuk ka pasur asnjë informacion për të ditur si ishte ecuria e tij, derisa sot i dhanë lajmin e rëndë.

Sipas vëllait të të ndjerit, ai ende nuk e di nëse viktima ishte pozitiv me koronavirus apo jo dhe të afërmëve ende nuk i është bërë ende tamponi.

“Heronj janë doktorët e infermierët por e kanë të pamundur me kapacitetin, ka pak staf me raportin e të shtruarve. Kam komunikuar përmes anës shoqërore me infermieret, ka nevojë cdo njeri ti ketë te koka infermierët jo me shkuar me i pa. Ana tjetër këtu është mungesa e familjes, këtu kanë mbyll dyert, këtu shteti ka rënë se ka dy javë unë në familjen teme atje ku vëllai im është sëmurë se dimë ca ka aty brenda, thotë do vijmë t’ja bëjmë ndonjërit, asnjërit nuk ia kane bere deri tani, as vëllait tim që ka vdek sot.

Ai ka ardhur shendoshe me këmbët e veta ka dal sot i vdekur, nuk e dimë nga cfarë ka vdekur, ka ardhur duke folur, ska pasur asnjë sëmundje tjetër, as ka pirë duhan e alkool, del sot i vdekur, kush është shkaku? Vërtet sëmundja bën punën e vet por shërbimi duhet të jetë i saktë, ku është shteti? Futu gjallë e del i vdekur? E pruna shëndoshë e nxjerr të vdekur, asnjë informacion ska në derë, sdimë ca bëhet brenda, ai u bë më mirë, a ka nevojë për gjë, ska asnjë informacion vetëm Zoti të ndihmoftë”, tha vëllai i viktimës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat