Dallëndyshja e detit gjen ‘strehë’ në Shqipëri

Shqipëria

Dallëndyshja e detit gjen ‘strehë’ në Shqipëri

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 18:14
Dallëndyshja e detit

Kolonia e parë, u gjet në rajonin e Durrësit me një numër çiftesh folezuese prej së paku 70 dhe së shumti 100.

Kolonia e dytë u gjet në zonën Divjakë-Karavasta me një numër prej 120 çiftesh folezuese.

Dallëndyshja e detit është një shpend i rrallë që ka gjetur strehë dhe në Shqipëri. PPNEA në një postim në mediat sociale, shkruan se është kryer një studim dhe  janë gjetur dhe dy koloni të reja të këtyre shpendëve në vendin tonë.

Kolonia e parë, u gjet në rajonin e Durrësit me një numër çiftesh folezuese prej së paku 70 dhe së shumti 100. Kolonia e dytë u gjet në zonën Divjakë-Karavasta me një numër prej 120 çiftesh folezuese.

Këto gjetje bëjnë që popullata e dallëndyshes së detit në vendin tonë të shkojë në rreth 500 çifte folezuese, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 8 në kontinentin Evropian për madhësinë e popullatës folezuese të këtij lloji, e cila arrin deri në 5.6 % të të gjithë popullatës Evropiane.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat