Mjeku Alimehmeti: Mijëra vdekje të shënuara me COVID do të hiqen në këtë shtet se janë numëruar gabim

Shqipëria

Mjeku Alimehmeti: Mijëra vdekje të shënuara me COVID do të hiqen në këtë shtet se janë numëruar gabim

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 18:36
Ilir Alimehmeti

Mjeku Ilir Alimehmeti publikoi lajmin e mediave angleze, të cilat shkruajnë se mijëra vdekje COVID do të hiqen nga shifrat sepse janë numëruar gabim.

Alimehmeti tha” se bëhet fjalë për rreth 4 mijë raste ku mund të jetë gabuar.

Dyshimet lindin pasi ka shumë njerëz që janë regjistruar si viktima nga COVID, ndërkohë që kanë humbur jetën disa ditë pasi janë shëruar.

Reagimi:

“Mijera vdekje COVID do te hiqen pasi jane numeruar gabim" (ne Angli)

Rishqyrtimi zyrtar gjeti se Shendeti Publik i Anglise ishte duke i numeruar gabim vdekjet nga koronavirusi.

Vdekjet konsideroheshin si vdekje nga COVID-19 edhe nese vdisnin nga çfaredo shkaku tjeter muaj pasi ishin sheruar nga COVID-19.

Ky gabim mund te kete ndodhur ne rreth 4.000 raste, ose gati 10% e vdekjeve totale nga COVID-19.

Ministri i Shendetesise se Anglise pritet qe ta deklaroje shifren e re ne fund te javes, pas rishqyrtimit dyjavor qe gjeti gabimin.

Gabimi statistikor u gjet nga profesore te Universitetit te Oksfordit dhe te Universitetit East Anglia.

Citim: Professor Heneghan, Drejtor i Qendres per Mjekesine e Bazuar ne Evidence, Universiteti i Oxfordit:
"Nuk ka kuptim te vendosesh COVID-19 si shkak i vdekjes, kur vdekja ka ndodhur te pakten 28 dite pas sherimit!"

Moralet:

Sado shtet i fuqishem dhe i zhvilluar eshte Anglia, megjithate mund te beje gabime ne kushte emergjence.

 Universitetet, permes akademikeve, kontribuojne vazhdimisht ne permiresimin e te dhenave zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat