Vrau nënën me thikë, zbulohet kush është autori 44-vjeçar

Shqipëria

Vrau nënën me thikë, zbulohet kush është autori 44-vjeçar

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 19:21
ilustrim

Një ngjarje tronditëse ndodhi sot në Pogradec, ku një djalë vrau me thikë nënën e tij.

Olsi Çekiçi, 44-vjeçar, i cili thuhet se është me probleme mendore, ka qëlluar të ëmën Firdes Çekiçi duke i marrë asaj jetën. 

Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat