Vasili: Nuk mund të rrethohen me polici gazetarët për një çështje gjyqësore nga një SPAK që arreston të vdekurit

Shqipëria

Vasili: Nuk mund të rrethohen me polici gazetarët për një çështje gjyqësore nga një SPAK që arreston të vdekurit

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 21:03
Petrit Vasili

Numri dy i LSI-së e cilëson të papranueshme rrethimin policor të Rtv Ora dhe Ora News.

Në një intervistë për Rtv Ora thotë se nuk e mendonte kurrë se do të mund të shihte pamje të tilla në 2020.

Por sulmi politik ndaj dy televizioneve për Vasilin ka qenë një kronikë e paralajmëruar për shkak të të vërtetave të hidhura të transmetuara prej tyre.

Vasili: Gjithçka ka ndodhur ka qenë një kronikë e një ngjarje të paralajmëruar pasi me sebepin e Covid, Ora News është riatakuar për ta mbyllur dhe ndërprerë transmetimet. Dhe atëherë të gjithë u shokuan nga sulmi i motivuar politikisht pasi nuk kishte as arsye ligjore dhe as shkencore.

Ndërsa skenat me njerëz me skafanda të karakterit të pushtimit të vërtetë të një media publike që militon në fushën e mediave shqiptare për një kohë të gjatë, që e ka filluar betejën në ditë shumë të vështira siç ishin ditët kur diskutohej për ndryshimin brenda natës të Kushtetutës.

Pati kurajon atëherë të startonte kundër të gjithë mediave të tjera të cilat mbyllën gojën për fat të keq përballë të vërtetave të mëdha. Nuk e mendoja kurrë që gazetarët të ndodheshin të rrethuar nga ushtri politike të vërtetë nga një SPAK që për rastësi të gjërave i kam drejtuar pyetje të mëdha për çështje shumë të rënda që nuk kam marrë përgjigje, që kishin të bënin për mos hetimin e krimit zgjedhor të dosjeve 339 dhe 184 ku kryeministri dhe ministrat janë të zhytur deri në grykë.

Nuk e kuptoj sesi gazetarët mund të punojnë në rrethim policor për një çështje gjyqësore. Shohim standarde të dyfishta, për disa ligji antimafia nuk vepron, për disa të tjerë mbyllet sa hap e mbyll sytë dhe për të tjerë veprohet me egërsi.Qëndrimi është i qartë dhe i shënjestruar pasi shumë nga betejat e Ora News kanë qenë dhe mbeten beteja në emër të së vërtetës, të vërtetat që fshihen dhe dalin në shesh, disa të vërteta që edhe ne si opozitë nuk kemi arritur ti zbulojmë.

Sipas Vasilit, sekti që ka kapur shtetin i ka shpallur luftë të vërtetës dhe përmes saj popullit.

Vasili: Një vend që fsheh të vërtetat e tij është diktaturë. Populli nuk mund të jetojë me mashtrime dhe gënjeshtra.

Rezerva ai ka edhe për SPAK.

Vasili: Çfarë SPAK-u është ky që arreston të vdekurit për dosjen “339”?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat