I preu kokën nënës, 44-vjeçari jep dëshminë shokuese: S'pendohem, një ditë do ndodhte

Shqipëria

I preu kokën nënës, 44-vjeçari jep dëshminë shokuese: S'pendohem, një ditë do ndodhte

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 22:06
Olsi Çekiçi

Pas ngjarjes horror që tronditi qytetin e Pogradecit dhe jo vetëm ku një 44-vjeçar vrau në mënyrë makabre nënën e tij, autori ka folur në polici rreth ngjarjes. 

Në fjalët e tij nuk ka asnjë shenjë pendese, madje thotë se do të ndodhte një ditë ose një tjetër.

"Nuk pendohem. Kjo do të ndodhte një ditë. Amanet vajzën dhe vëllain, ja lë shtetit amanet," është shprehur Olsi Çekiçi.

Burime nga grupi hetimor për Shqip bëjnë me dije se edhe vetë autori ka pësuar dëmtime në pjesën e ballit.

Ka qenë shumë i qetë edhe gjatë kohës që ka bërë deklarimin. Mësohet se vëllai i tij është paratetraplegjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat