Aksident i rëndë në Memaliaj, humb jetën 23- vjeçari

Shqipëria

Aksident i rëndë në Memaliaj, humb jetën 23- vjeçari

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 14:21
Foto

Mesditën e sotme një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Memaliaj.

Mësohet se në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç, automjeti me drejtues shtetasin K. M., 65 vjeç, banues në Gjirokastër ka goditur këmbësorin E. C., rreth 23 vjeç, banues në fshatin Anëvjos, Memaliaj.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. C. Drejtuesi i automjetit shtetasi K. M., është shoqëruar për në ambjentet e DVP Gjirokastër.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat