Djegia e fabrikës në Skrapar, Silva Caka: Bëni gjithçka për rikthimin e saj në gjendje pune! - Bota Sot
Djegia e fabrikës në Skrapar, Silva Caka: Bëni gjithçka për rikthimin e saj në gjendje pune!

Shqipëria

Djegia e fabrikës në Skrapar, Silva Caka: Bëni gjithçka për rikthimin e saj në gjendje pune!

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 14:33
Silva Caka

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka, reagon pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në Skrapar, ku u shkrumbua nga zjarri një fabrikë këpucësh.

Ish-deputetja shkruan se kjo fabrikë është bërë 6 vite më parë dhe u kthye shumë shpejt në një mundësi reale për zhvillimin e ekonomisë së Skraparit dhe punësimin e qytetarëve.

Sipas saj, “për të shmangur rritjen e papunësisë dhe varfërisë në Skrapar, por edhe për të ndihmuar gratë dhe vajzat e punësuara në këtë Fabrikë, institucionet vendore e qendrore, duhet të bashkëpunojnë me administratorin e këtij investimi madhor dhe të bëjnë gjithçka të mundshme, për rimëkëmbjen e Fabrikës dhe rikthimin e saj në gjendje pune”.

Mesazhi i Cakës:

Dje për shkak të një incidenti në rrjetin elektrik, u dogj e vetmja fabrikë në Skrapar, ajo e këpucëve.

Ky investim u realizua në Skrapar 6 vite më parë, falë bashkëpunimit me pushtetin vendor dhe kjo fabrikë u kthye shumë shpejt në një mundësi reale për zhvillimin e ekonomisë së Skraparit dhe punësimin e qytetarëve, kryesisht të grave dhe vajzave. Fabrika e këpucëve në Skrapar, ka patur një kapacitet prej 250 punonjësish.

Në një zonë si Skrapari, ku papunësia është shumë e lartë, shkatërrimi i kësaj Fabrike, është fatalitet i madh.

Duke marrë në konsideratë edhe situatën shumë të rëndë të bizneseve për shkak të pandemisë, çeshtja e papunësisë bëhet akoma më kritike.

Prandaj, për të shmangur rritjen e papunësisë dhe varfërisë në Skrapar, por edhe për të ndihmuar gratë dhe vajzat e punësuara në këtë Fabrikë, institucionet vendore e qendrore, duhet të bashkëpunojnë me administratorin e këtij investimi madhor dhe të bëjnë gjithçka të mundshme, për rimëkëmbjen e Fabrikës dhe rikthimin e saj në gjendje pune.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat