Fakti që tronditi arsimin! PD denoncon: Krim i pastër arsimor, i kanë marrë zvarrë mësuesit në mitingje

Shqipëria

Fakti që tronditi arsimin! PD denoncon: Krim i pastër arsimor, i kanë marrë zvarrë mësuesit në mitingje

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 19:25
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boci

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boci deklaron se institucionet arsimore parauniversitare prej 7 vitesh drejtohen nga persona te komanduar politikisht.

Përmes një statusi në rrjete sociale ai shkruan se arsimtarët kanë bërë çfarë i ka thënë partia, e cila la shkarkuar mësuesit duke vendosur militantët e vetë.

Sipas tij “i kanë marrë zvarrë e me dhunë mësuesit me kërcënime në mitingje, takime elektorale e votime.”

Reagimi i plotë:

FAKTI QË TRONDITI ARSIMIN

Me një urdhër Ministria a Arsimit ka hapur procedurat e konkurrimit për drejtues të institucioneve arsimore parauniversitare në disa ZAV.

Ajo që bie në sy, në vetë tabelën bashkangjitur këtij urdhëri, është fakti skandaloz që këto shkolla nga viti 2013 deri më tani, kanë pasur drejtues të komanduar.
E tmerrshme dhe një papërgjegjshmëri absolute!

Kur janë kaq shumë në këto zyra arsimore relativisht të vogla, po gjithsej sa janë të komanduar në gjithë Shqipërinë?!
Krim i pastër arsimor!

Denoncimet tona kanë qenë të vazhdueshme, por u desh kjo shkresë që Ministria “të çjerrë maskën” e vetë Ministrisë!
Ligji e përcakton qartë që një drejtues i komanduar mund të qëndrojë në detyrë vetëm gjashtë muaj.
Këta kanë plot shtatë vite.

U komanduan me përcaktim politik aty, pas reprezaljeve politike të 2013.
Kanë bërë çfarë i ka thënë partia e çfarë u ka dashur qejfi me shkarkime, largime mësuesish e emërime militantësh.
I kanë marrë zvarrë e me dhunë mësuesit me kërcënime në mitingje, takime elektorale e votime.
Krejtësisht jashtë ligjit.

Pyetja është e thjeshtë:
Kush mban përgjegjësi për shkeljen flagrante të ligjit dhe pasojat negative në sistemin arsimor?!
Më tej:

Cili është dëmi katastrofik në arsim për shkak të kësaj papërgjegjshmërie?
Po dëmi ekonomik?

Pse Rama, Nikolla dhe Shahini nuk vendosen para përgjegjësisë ligjore e penale për këtë shkelje flagrante me pasoja të pallogaritshme për arsimin?
Dhe tani përsëri pas shtatë vitesh gjoja u bindën të bëjnë konkurs!!!?
Po ç’konkurs?!

Edhe ky është i paracaktuar. Jo me komandim tani, por me komandë politike!
Formalitet!
Sepse kanë vendosur si kriter mbarimin e shkollës së drejtorëve, alias shkollën e partisë, të cilën kanë pasur privilegjin ta ndjekin vetëm militantët e devotshëm.
Turp tjetër përmbi turpin aktual!
Katastrofë mbi katastrofë!

Degradim mbi degradim!
Ky shkatërrim duhet ndalur.
Përgjegjësi penale pë autorët!
Dënim me votë politike për përgjegjësit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat