"Boll jetove"/ Vajza 15-vjeçare pa skenën horror, zbulon çfarë i tha i ati gjyshes para se ta vriste

Shqipëria

"Boll jetove"/ Vajza 15-vjeçare pa skenën horror, zbulon çfarë i tha i ati gjyshes para se ta vriste

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 20:23
Olsi Çekiçi

Ngjarja horror e ndodhur në Pogradec pasditen e djeshme ka tronditur të gjithë vendin.

Detaje të tjera të rënda janë bërë me dije nga ngjarja. Mësohet se skena makabre është parë nga e bija 15-vjeçare e autorit, teksa ai qëlloi të ëmën dhe i preu kokën me kosë e më pas tentoi të vriste të vëllanë.

E mitura ka lajmëruar policinë dhe është larguar nga banesa, teksa brenda 44-vjeçari tentonte të vriste të vëllanë pasi u konfliktua ashpër.

Për blutë, e bija e Olsi Çekiçit ka rrëfyer se i ati e ndiqte me thikë në shtëpi gjyshen e moshuar duke i thënë “Boll jetove”. I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur vëllai i autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat