“Thuaj që vdiq nga korona”: Gazetari i lexon Piperos mesazhin e qytetares, si reagon mjeku

Shqipëria

“Thuaj që vdiq nga korona”: Gazetari i lexon Piperos mesazhin e qytetares, si reagon mjeku

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 23:02
Pëllumb Pipero

Në një intervistë në studion e Abc News, mjeku infeksionit Pëllumb Pipero foli për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në vend.

Gazetari Endri Xhafo i lexoi mjekut një mesazh që i kishte mbërritur nga një qytetare, e cila i ka shprehur mosbesimin e saj për ekzistencën e koronavirusit.

Sipas saj pas vdekjes së një të afërmi, familjarëve u është kërkuar që ta deklarojnë si viktimë të koronavirusit.

Lidhur me këtë, Pipero u shpreh se nuk ka mundësi të ndodhë, pasi duhet letër konfirmuese nga mjeku infeksionit që e ka ndjekur.

“Nuk mund të ndodhë pavarësisht se çfarë thonë. Pa një letër konfirmuese nga mjeku që është Covid nuk ka shanse të ndodhë kjo gjë. Nuk duhet ta besojmë”, u shpreh Pipero.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat