Kreu i kishës katolike mesazh shqiptarëve: Demokracia mund të jetë një nga viktimat e pandemisë - Bota Sot
Kreu i kishës katolike mesazh shqiptarëve: Demokracia mund të jetë një nga viktimat e pandemisë

Shqipëria

Kreu i kishës katolike mesazh shqiptarëve: Demokracia mund të jetë një nga viktimat e pandemisë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 06:55
Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, si dhe kreu i kishës katolike shqiptare, George Frendo

Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, si dhe kreu i kishës katolike shqiptare, George Frendo apeloi sot për më  shumë kujdes për shëndetin e qytetarëve.

Nga masat ekstreme në fillim të pandemisë duke përmendur daljen e kamionëve ushtarakë në rrugo, Frendo thotë se nuk mjafton vetëm apeli i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai ka edhe një mesazh tjetër, atë për demokracinë. "Para disa ditëve, Atë Arturo Sosa, eprori gjeneral i Jezuitëve, tha se koronavirusi është një kërcënim jo vetëm për jetën njerëzore dhe për punët, por edhe për demokracinë. “Demokracia mund të jetë një nga viktimat e pandemisë nëse nuk bëjmë kujdes për situatën tonë politike”, tha Frendo.

– "Ndoshta dikush mund të më akuzojë se po ndërhyjë në politikë? Jezusi ka afruar dhe shëruar shumë të sëmurë. Fatkeqësisht unë nuk e kam këtë aftësi! Por e kam për detyrë të flas për mbrojtjen e shëndetit të popullit tonë", u shpreh kreu i kishës katolike Shqiptare.

Reagimi i plotë i George Frendo:

JU LUTEM: MË SHUMË KUJDES PËR SHËNDETIN E POPULLIT!

Këtë thirrje e bëj i nxitur nga dashuria për popullin tonë dhe nga interesi për të mirën e përbashkët.

A nuk na shqetëson situata e tmerrshme e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë? Ka shumë ditë, që dëgjojmë për një numër të infektuarish gati çdo ditë më të lartë sesa ditën e mëparshme. Çdo ditë infektohen mbi njëqind veta. Kur numri i të infektuarve ishte shumë më i vogël, u dhanë shumë urdhra për të shmangur rreziqet: asnjë makinë në fundjavë, shumë kufizime rreth daljes, autobuzët nuk përdoreshin, një ditë madje dolën edhe kamionat ushtarake!!! Vërtetë, situata përshkruhej si një luftë!

Po tani? A jemi pajtuar me koronavirusin? Ose kemi frikë se më shumë kufizime do të krijojnë probleme për ekonominë e vendit? E çfarë duhet të ketë përparësi, ekonomia, apo shëndeti i popullit? Ministrja e shëndetësisë ka bërë shumë mirë, që shpesh herë ka apeluar për ruajtjen e masave për t’u mbrojtur kundër epidemisë. Por nuk mjafton fjala e Ministres.

Para disa ditëve, Atë Arturo Sosa, eprori gjeneral i Jezuitëve, tha se koronavirusi është një kërcënim jo vetëm për jetën njerëzore dhe për punët, por edhe për demokracinë. “Demokracia mund të jetë një nga viktimat e pandemisë nëse nuk bëjmë kujdes për situatën tonë politike”.

Ndoshta dikush mund të më akuzojë se po ndërhyjë në politikë? Jezusi ka afruar dhe shëruar shumë të sëmurë. Fatkeqësisht unë nuk e kam këtë aftësi! Por e kam për detyrë të flas për mbrojtjen e shëndetit të popullit tonë.

Ju lutem: më shumë kujdes për shëndetin e popullit tonë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat