Shërohen nga COVID-19 dy zv. kryetarët e Bashkisë Lezhë

Shqipëria

Shërohen nga COVID-19 dy zv. kryetarët e Bashkisë Lezhë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 09:21
Oliana dhe Ermali, dy zv. kryetarët e Bashkisë Lezhë

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se dy zv. kryetarët e institucionit që ai drejton janë shëruar tashmë nga  COVID-19.

“Oliana dhe Ermali, dy zv. kryetarët e Bashkisë Lezhë, kanë kaluar me sukses Covid-19.

Duke ju uruar shëndet të plotë, i komplimentoj për korrektesën e treguar duke u izoluar dhe kryer një karantinë serioze”, thotë z. Ndreu.

“Sakrifica që ata bënë është pjesë e seriozitetit që ne kemi si staf, duke vlerësuar situatën për mos infektimin e familjeve dhe kolegëve. Megjithëse çdo ditë kemi qenë në kontakt për konsulta pune, dhe ata vete nuk kanë reshtur së punuari nga shpia duke ndihmuar në zgjidhjen e problematikave”, ka shtuar më tej kryetari i Bashkisë Lezhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat