Dasmë në anijen e Rojes Bregdetare, shkarkohet nga detyra komandanti i Forcave Detare!

Shqipëria

Dasmë në anijen e Rojes Bregdetare, shkarkohet nga detyra komandanti i Forcave Detare!

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 15:30
Dasmë në anijen e Rojes Bregdetare, shkarkohet nga detyra komandanti i Forcave Detare!

Zhvillimi i një ceremonie martesore në anijen e rojes bregdetare, i ka kushtuar vendin e punës komandantit të Forcave detare, Artur Meçollari!

Meçollari është liruar nga detyra me urdhër të ministrisë së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ceremonia është ndërprerë në fazën e përgatitjes dhe nuk është lejuar që të mbahet, teksa vetë Meçollari është shprehur se kjo ceremoni është mbajtur me miratim të një titullari në ministri, dhe jo të tijën.

“Ceremonia po mbahej me miratimin e një titullari në ministri, jo time. Unë do jem pjesë e Marinës, por jo më si Komandant i Forcës Detare”, tha Meçollari për Report Tv.

Në vendin e tij është emrëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh ka marrë postin e shefit të shtabit të FA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat