Qyteti Fier vazhdon të mbetet qytet me vatra të reja dhe shtim të rasteve me covid19 .
Vetëm sot janë konfirmuar 7 raste në Fier dhe 1 rast në Patos me covid19, historia e infektimit është pjesëmarrja në një ceremoni mortore në Cakran.
Dy ditë më parë u konfirmuan 4 raste në Fier, pjesëtar të një familjeje nga Cakrani por që jetojnë në Fier në lagjen 29 nëntori.
Ndaj rastet e sotme janë të gjithë të afërm të këtyre kontakteve, ku të gjithë kanë qënë në një ceremoni mortore në Cakran.
Për çdo kontakt vazhdon hetimi epidemiologjik për çdo rast të kontakteve që këta persona kanë takuar.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 124 raste të reja me koronavirus.
Fatkeqësisht edhe 4 pacientë të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar numrin total të viktimave në 193.