Në kërkim kombëtar për dhunë në familje, arrestohet 23-vjeçari

Shqipëria

Në kërkim kombëtar për dhunë në familje, arrestohet 23-vjeçari

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar i cili ishte në kërkim kombëtar u arrestua nga policia e Tiranës.

Shtetasi me iniciale E.H. akuzohej për dhunë në familje ndërkohë që Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i kishte dhënë masën “arrest me burg”.

Gjatë ndalimit të tij, 23-vjeçari ka kundërshtuar policinë madje duke i goditur.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë ndalimi dhe ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin në kërkim E.H., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”, gjithashtu ky shtetas gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë së rendit publik” – njofton policia.

Ndërkohë një tjetër 47-vjeçar u arrestua nga forcat e policisë të Komisariatit Nr. 5.

Shtetasi me iniciale L.K. ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë ndaj bashkëshortes së tij.                       

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat