Vrasja e 4 policëve/ Paloka: Çfarë di Taulant Balla për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin?

Shqipëria

Vrasja e 4 policëve/ Paloka: Çfarë di Taulant Balla për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin?

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 21:37
Edi Paloka dhe Taulant Balla

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit pas një postimi të kryedemokratit Lulzim Basha për vrasjen e 4 policëve nga Dritan Dajti.

Me një shënim në facebook, Paloka thotë se Balla kërkoi “ta heqë vëmendjen nga politikanët qe po blejnë lirinë e Dritan Dajtit”.

Paloka i drejton edhe një pyetje Ballës, ndërsa shkruan: ” Çfarë di për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?”

Postimi i plotë:

Reagim i nenkryetarit të Partisë Demokratike Edi Paloka.

Pse i dogji Taulant Ballës reagimi i Lulzim Bashës?

Pse kërkoi Balla ta heqë vëmendjen nga politikanët qe po blejnë lirinë e Dritan Dajtit përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur prej tyre?

Kë po mbron Taulant Balla dhe pse i intereson kaq shumë lirimi i Dritan Dajtit?

Çfarë di ai për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?

A ka lidhje me tenderat që Dritan Dajti po fiton nga burgu?

Sa për të tjerat, 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje, pas të cilave Taulant Balla kërkon të fshehë krimin e lirimit të Dritan Dajtit dhe rivrasjen për së dyti të 4 oficerëve të policisë.

Ndarja e politikës nga krimi, duke nisur me Taulant Ballën dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat