Breshëria e plumbave te hoteli në Tushemisht, reagon Balliu: Sot s’kemi siguri as në Pogradec e as kudo

Shqipëria

Breshëria e plumbave te hoteli në Tushemisht, reagon Balliu: Sot s’kemi siguri as në Pogradec e as kudo

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 21:58
Klevis Balliu

Në një deklaratë nga Pogradeci, ish-deputeti Klevis Balliu reagoi sa i takon ngjarjes së ndodhur te hotel “Voloreka” në Tushemisht, ku u qëllua në drejtim të disa mjeteve të parkuara.

“Biznesi është i terrorizuar. Veprimtaria e bandave me ndihmë të Edi Ramës po terrorizon biznesin dhe pushuesit. Edi Rama po e kthen Pogradecin nga qyteti i Lasgushit në qytetin e kamorrave. Ngjarje të tilla e bëjnë edhe me të egër edhe më të rëndë situatën ekonomike, e cila është rënduar nga pandemia. Nuk është kërcënuar vetëm biznesmeni, por i gjithë turizmi”, tha Balliu.

Më tej shtoi:

“Sot ne nuk kemi siguri as në Pogradec e as kudo në Shqipëri. Iu bëj thirrje gjithë shqiptarëve dhe pogradecarëve që ta lexojnë mirë këtë situatë, se çfarë po bën Edi Rama dhe si po kërcënohet jeta e tyre. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të marrë masat dhe të arrestojë autorët e krimit barbar, të mos rrijë në studiot e gazetarëve, por të kapë kriminelët. Ndaj në këtë situatë qytetarët duhet që tashmë të mbështesin jo vetëm aksionet e opozitës, por t’i mbështesin edhe me votë.”

Si pasojë e këtij atentati u dëmtuan 6 makina luksoze nga plumbat e armës, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Kujtojmë se ky nuk është atentati i parë, pasi më 1 gusht janë qëlluar 3 plumba në drejtim të hotelit, por kjo ngjarje nuk është raportuar më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat