Djemtë ekzekutuan të dashurin e nënës, babai i tyre thyen heshtjen!

Shqipëria

Djemtë ekzekutuan të dashurin e nënës, babai i tyre thyen heshtjen!

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 06:57
Saimir dhe Arsil Shera

“Familja e Abdulla Budllës më ka borxh nëse ka prekur nderin e familjes time”,  është shprehur sot  Haki Shera, babai i dy djemve që vranë taksistin Abdulla Budlla.

Më 4 gusht, një 71-vjeçar me profesion taksist është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga një makinë në lëvizje në kryqëzim të rrugës së Rinasit, pranë Fushë Prezës. Viktima u identifikuar si Abudlla Budlla, i cili është gjetur pa shenja jete sipër një fuçie nga banorët e zonës. I moshuari ishte baba i 3 djemve, 2 prej të cilëve jetojnë në Itali, ndërsa tjetri punon taksist në aeroportin e Rinasit.

Për vrasjen e tij janë vënë në pranga dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera, djemtë e Mejte Sherës, të dashurës së viktimës dhe Haki Sherës. Ndërkohë Saimir Shera ka qënë i dënuar edhe më parë, ndërsa tani të dy akuzohen për veprat penale: “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ditën e sotme Haki Shera kishte shkuar në Gjykatën e Tiranës, për t’u interesuar për dy djemtë e tij Sajmirin dhe Arsilin.Në një intervistë për News24 kryefamiljari Shera tha se ka punuar deri më tani në ndërtim bashkë me djemtë për të siguruar bukën e gojës, por ata asnjëherë nuk i shprehën shqetësim për çfarë po ndodhte në familjen e tyre. Edhe pse pranon se njëri nga djemtë, Saimiri ishte shumë i shqetësuar kohët e fundit, dhe se sipas tij, zgjodhi të largohej nga shtëpia dhe të jetonte në një fshat tjetër.

Në lidhje me bashkëshorten e tij dhe për faktin se ajo pranoi se kishte lidhje jashtëmartesore me taksistin Budlla, Shera tha se nuk ishte në dijeni, por tha se nëse diçka e tillë është e vërtetë familja e Abdullait i ka borxh familjes Shera, pasi janë prishur 4 familje nga kjo ngjarje.

Ndërkohë Haki Shera tha se viktimën e njihte prej vitesh, pasi vetë e kishte marrë si taksist për familjen e tij për nevojat e tyre, por ndryshe nga bashkëshortja e tij, Hakiu nuk kishte marrë pjesë në varrimin e Budllës pas në fund te fundit ai ishte taksist si gjithë të tjerët.

Pjesë nga intervista

Ditët e fundit është folur në media për një marrëdhënie mes bashkëshortes suaj dhe të ndjerit Abdulla Budlla…
Të sqaroj unë ty. Kjo ngjarje që ka ndodhur ka ndodhur dhe e ka pranuar çuni dhe çuni me depresion, se çfarë halli ka pasur, unë nuk e kam kuptuar. Ndoshta marrëveshjet mund t’i ketë bërë me nënën e vet. Unë nuk di gjë.

A keni pasur ju dijeni për një marrëdhënie të bashkëshortes suaj me viktimën?
Unë nuk kam pasur dijeni se nuk më ka thënë kush.

E njihnit viktimën?
E njoh viktimën sepse e kam marrë para disa vitesh si shofer në shtëpi për problemet familjar,e për të shkuar në dasma e varrime. Ka pas dhe goca aksident, e çonte në terapi. Problemet e ngacmimit familjar, nëse është e vërtetë më ka borxh. Më ka borxh se më ka prish 4 familje. Mua, dy çunat dhe familje tjetër. Unë si babë më vjen keq si ka ardhur kjo punë. Po e di vetë çuni. E kam pas një shqetësim tek çuni por nuk jeton me mua. Ka qenë në rregull me punën. ndoshta e ka mbajtur të mbyllur me veten, me mua jo, ndoshta me nënën e tij. nëna e vet do japë deklarim zyrtar jo badihava.

Keni shkuar në varrimin e Abdulla Budllës?
Sa taksixhinj marr unë do shkoj në varrim unë.

Po bashkëshortja juaj ka shkuar?

Punë e vet, nuk i kam thënë unë. Nuk e kam pas mik as shok, taksixhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat